Drejtoria Rajonale e Policisë, njësia policore intervenuese nga stacioni policor në Gjilan, me datën 22.02.2022 derisa në një pikë kontrolli, në rrugën “Qarkore”, rreth orës 02:00 kanë ndalur një veturë BMË X5, me targa 01,drejtuar nga vozitës L. I. (1994) me banim rezident në Ferizaj, të njëjtit fillimisht i është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit të lëvizjes në bazë të ligjit për parandalim të Pandemisë Covid -19.
Shoferi ishte i vetëm në veturë dhe për shkak të dyshimeve të shfaqura atij i është kontrolluar vetura , dhe në pjesën e brendshme të veturës, i është gjetur një armë zjarri –revole e llojit TT, ngjyrë e kaltër dhe e zezë, si dhe një karikator me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari nuk kishte leje për armën në fjalë.
Po sot me 22.02.2022 rreth orës 13.20 në Stacionin Policor në Gjilan me kërkesë të Njësisë se Hetimeve është ftuar i dyshuari për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve”, i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim te prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore Gjilan.