Te ndryshme

Mehmet Rashiti një jetë kushtuar kauzës shqiptare

 

Kombi ynë ka shumë trima të cilët në vite e shekuj, kanë dhënë jetën e tyre për një çështje tepër madhore për liri e kauzën shqiptare. Qëllimet e këtyre heronjve rrugën të cilën e kanë ndjekur me decenie të tëra duke dhënë jetën për më të shtrenjtën liri, kontribuan që ne sot ta gëzojmë lirinë e pritur me shekuj. Gjatë regjimit komunist, historia e popullit shqiptarë u shtrembua duke u ndryshua sipas interesave të pushtetit të ish-Jugosllavisë, duke filluar luftën ndaj shqiptarëve, duke ja mohuar të drejtat e tyre elementare. Shumë bijë e bija të këtij vendi, duke i parë padrejtësitë e ish-sistemit Jugosllav, nuk u pajtuan asnjëherë – këta trima e trimëresha në mënyra të ndryshme arritën që në asnjë moment mos ta lënë të qetë këtë sistem i cili kërkonte me çdo kusht ta shfaroste popullin shqiptarë. Njëri ndër trimat dhe aktivistët më të mëdhenj të kohës, është edhe Mehmet Rashiti, i cili lindi në fshatin Goden, i cili më vonë u transferua me familjarët e tij në fshatin Livoqi i Ulët. Mehmet Rashiti sot 70- vjeqar, dashurinë ndaj atdheut e kishte trashëguar nga babai Halili e gjyshi i tij Rashiti, të cilët nëpër odat shqiptare bënin biseda për popullin shqiptarë, aty e kishte kuptuar se popullit shqiptarë po ju bëhet e padrejtë dhe janë të diskriminuar. Mehmet Rashiti ishte betuar para flamurit e kuranit dhe në emër të zotit, se tërë jetën e tij në mënyra të ndryshme, do ti kundërvihet këtyre padrejtësive të cilat po ju bënin popullit të tij. “Isha njeriu më i lumturi në botë që ju kisha bashkangjitur demonstratave të vitit 1968. Ishin demostrata të para pas luftës së dytë botërore të popullit shqiptarë, në këto demonstrata ishin njerëzit më intelektual të kohës të cilët i kishin kuptuar padrejtësitë që po i’u bënin popullit shqiptarë. Në atë kohë ishte kohë e pa kohë, gjithçka ishte nën vëzhgimin e UDB-ës, por dashuria ndaj popullit dhe të drejtat e tyre kishte bërë që jeta ime nuk ishte aq interesante se sa organizimi i demonstratave, të cilat për pushtetin Serb e ish-sistemin Jugosllavë ishin goditje e rënd”. kujton sot me plot krenari, Mehmet Rashiti. Mehmeti i cili kishte psudonimin ‘Shkëmbi Dragobia’ e ‘Ermali’, si i ri bie në sy tek UDBA dhe detyrohet të merr rrugën e kurbetit drejt shtetit helvetik në Zvicër. “Në ilegalitet isha pa ndërprerë me shokët të cilët vepronim, disa ranë në burgje e disa shpëtuam por ishim një për të gjithë – të gjithë për një. UDBA e Gjilanit lëshon një flet arrest ku kërkohet të më ekzekutojnë pa kurrfarë gjyqi, dhe në vitin 1974 largohem nga Kosova, më pas gjerë në vitin 1980 asnjëherë nuk kisha mundësi të vija në vendlindje, por aktivitetin tim edhe më shumë e shpreha në shtetin e Zvicrës, me shumë shokë të cilët nga zemra i përshëndes të gjithë”. Në vitin 1981 në demonstratat e mëdha studentore në Zvicër, Mehmet, kishte organizuar demonstrata masovike në përkrahje të studentëve dhe kauzës shqiptare. “Edhe pse ishim në Zvicër, sistemi i sigurisë Jugosllavë ishte shumë i fort dhe me ndikim, por dashuria ndaj të drejtës së popullit shqiptarë nuk kishte forcë që mundet të na ndalte, përkundrazi aktivitetin tonë edhe më shumë e shtuam për ta bind botën perëndimore se populli shqiptarë është i shtypur dhe i përndjekur nga trojet e veta, dhe këtë kauzë e kemi kryer me shumë krenari e besnikëri”. Kur pushteti serb gjatë viteve 1990, kishte vënë masat e jashtëzakonshme në Kosovë, duke i larguar puntorët nga vendet e punës, nxënësit i kishin larguar nga shkolla, sportistët nga fushat e tyre dhe kishte aneksuar Kosovën me kushtetutën e saj të Serbisë, duke bërë terror në popullin e Kosovës e duke larguar popullin nga vatrat e tyre. Por, Mehmeti nuk ndalet në asnjë moment, duke kontribuar që popullit të tij ti dal në ndihmë në mënyra të ndryshme. “Vitet 90 ishin tejet të vështira, kemi organizuar ndihma pa-ndërprerë për “3%” – “Vendlindja Thërret”- “Kushtrimi i Kosovës” – e shumë e shumë ndihma të pa numërta. Unë së bashku me gruan time Alijen, e cila para disa muajve ka ndërruar jetë, e cila ka qenë shtylla ime në çdo aktivitet timin dhe e cila më ka përkrahë pa rezervë – të gjitha të ardhurat mujore të cilat i kishim i kemi dhënë për ta ndihmuar sado pak popullin e Kosovës, e në shumë raste ne kemi mbetur pa asnjë cent vetëm për të mirën e popullit shqiptarë dhe për këtë jam shumë krenar e i lumtur”, shprehet Mehmeti. Mehmet Rashiti asnjëherë në jetën e tij, nuk lakmoi ndonjë pozitë shoqërore edhe pse ka pasur kërkesa të tilla. “Jam i lumtur dhe shumë krenar që pas gjysmë-shekulli, ëndërra ime dhe gruas time Alijes është bërë realitet, pasi kemi larguar njëherë e përgjithmonë thundrën serbe nga këto troje, me ndihmën e heronjve tanë dhe NATO-së. Nuk jam i kënaqur me të arriturat të cilat shteti pas luftës i ka arritur, kemi mundur shumë më tepër të bëjmë, kam pasur oferta të jem pjesë e partive politike por nuk kam pranuar dhe i kam refuzuar kategorikisht”. Mehmet Rashiti sot jeton në pension me fëmijët e tij me mbesa e nipa duke porositur – “Duani atdheun se i shtrenjtë është, duani flamurin, duani njëri-tjetrin, kontriboni për këtë Kosovë e cila u la me gjak, se atdheu e flamuri është feja e shqiptarit e liria e tij, se tradhtia ndaj atdheut është më e keqe se vdekja”.

 

You Might Also Like