Vitia ka mposhtur Kikën në derbin e Anamoravës. Vitiasit kanë ngadhënjyer me rezultat 3:1, duke ngjallur një fije për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës.
Edhe ekipi tjetër nga komuna e Vitisë, Vllaznia e Pozharanit ka mundur Flamurtarin e Prishtinës me rezultat 3:2.
Pas mbarimit të xhiros së 24 në Ligën e Parë – Grupi B, tri ekipet nga Anamorava zënë tri vendet e fundit. Kështu, Vllaznia zë pozitën e tetë me 25 pikë, Kika është e nënta me 23 pika, ndërsa Vitia është e dhjeta me 19 pikë.