Gjilan

Lutfi Haziri: Kuvendi i Gjilani shkeli Ligjin për Planifikim me dy këmbë, pas anulimit të Planin Zhvillimor Komunal 2021-2029

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të shtunën, ku ka paraqitur qëndrimet e partisë lidhur me anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) 2021 – 2029, vetëm shtatë muaj pas miratimit.
Kryetari i Degës, z. Haziri, tha se anulimi i vendimit të PZHK-së është shkelje e ligjit me dy këmbët, pasi nuk mund të ketë as revidim brenda më pak se katër viteve pas miratimit.
“Ky vendim mund të degjenerojë tendencën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik që Komuna jonë e ka, është tendencë  për anulim dhe revidim të PZHK-së 2021-2029 vetëm shtatë muaj pas miratimit, që nuk krijon dinamikë, dhe ajo më e rëndësishmja, e shkel ligjin e me dy këmbë dhe i çon autoritetet e Gjilanit drejt një rrëshqitje në vepër penale, e cila nuk do të tolerohet”, tha z. Haziri.
Me këta rast, kryetari i Degës së LDK-së, në Gjilan tha se vendimi i Kuvendit Komunal i datës 26 maj, është në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor mbi procedurat e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor, nenin 15 të Ligjit Nr.04/L-174, nenin 20 të Ligjit Nr.04/L-174, Planin Hapësinor të Kosovës, Udhëzimin Administrativ MMPH-NR.11/20015 mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Udhëzimin Administrativ MMPH-NR.11/20017 për Normat Teknike të Planifikimit Hapësinor.
Kryetari z. Lutfi Haziri u shpreh se LDK-ja e Gjilanit do të bëjë ankesë në Ministritë e linjës, e cila shumë shpejt do ta dëshmojë se ky vendim i Kuvendit Komunal është i kundërligjshëm.
“E dyta, do të kujdesemi që zoonimi të mos vonohet sepse është në interes të qytetarëve të Gjilanit”, ka deklaruar në këtë konferencë kryetari z. Lutfi Haziri.
Për më tepër, të bashkangjitura mund t’i gjeni dokumentet zyrtare e ligjshmërisë së miratimit të vendimit të shtatorit të vitit 2021 dhe shkeljet e partisë në pushtet në seancën e 26 majit.

You Might Also Like