Gjilan

Fermerët e Gjilanit sot filluan sezonën e korrje-shirjeve

Me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve iu urova të gjithë fermerëve fushatë të suksesshme.

Komuna ka bërë përgatitjet e nevojshme për përcjelljen dhe monitorimin e korrje-shirjeve duke formuar kështu komisionin i cili ka për detyrë koordinimin në mes të fermerëve kultivues të grurit, qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombanjave; dhe po ashtu në baza javore me Ministrinë e BPZHR-së.Fermerët që dorzojnë grurin në Silose dhe qendra grumbulluese duhet të pajisen me dëshmi mbi sasinë e dorzuar të grurit, në mënyrë që të përfitojnë nga programi për pagesa direkte, ku këtë vit 1 kg grurë do të subvencionohet 0.03 €.

You Might Also Like