Superliga e Kososvës në basketboll është në vlugon më të madh të garave të saj duke u strëmbushur Palestrat Sportive, e duke dhënë spektakël shikuesit e duke i përkrahur klubet e tyre.
Protagonist i këtij spektakli të basketbollit është edhe gjyqtari i vetëm nga Anamorava,Arian Kurtalani,i cili po tregon cilësi të larta në ndarjen e drejtësisë në mes koshave.
Gjyqtari 34 vjeqar nga Gjilani, Arian Kurtalani tani e katër vite po dëshmon se është ardhmëri e madhe në ndarjen e drejtësisë, jo vetëm në basketbollin kosovar por edhe më gjerë.
Arian Kurtalani ishte dashuruar në lojën e basketbollit në moshën 7 vjeqare duke mos ju ndarë gjerë
në moshën 23 vjeqare, duke ndërprerë karierën përshkak të angazhimeve në fakultet dhe të punës tani
e 13 vite në Bankën KEP.
Arian Kurtalani rrjedhë nga një familje me traditë në lojën e basketbollit, pasiqë i ati i tij Agron
Kurtalani ishte basketbollist, gjyqtarë e trajner i basketbollit, i cili vazhdon ende ta ushtron zejen
e trajnerit.
“Në lojën e basketbollit jam dashuruar si i ri, plot 16 vite nuk ju kam ndarë lojës së basketbollit
por përshkak studimeve dhe punës që kisha u detyrova ta ndërpresë karierën basketbollistike, por nuk
munda ta braktisja përgjithmonë basketbollin dhe kam përfunduar në zejen e gjyqtarit tani e katër
vite duke ndarë drejtësinë në basketbollin e Kosovës”, shprehet Kurtalani.
Kualitetet të cilat i posedon Kurtalani, po vërehen me të madhe në ndarjen e drejtësisë duke marrë lavdata e urime nga klubet kudo që paraqitet në parketet kosovare.
“I jam përkushtuar me tërë qenien time për të ndarë drejtësinë në mënyrën më të mirë kudo që më
besojnë krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, jam i lumtur gjerë më tani me punën time, poashtu kam vazhdimisht falenderime nga të gjitha klubet e Kosovës për korrektësinë të cilën gjykoj në ndeshje dhe kjo për mua vlen shumë dhe duke më inspiruar që të punojë edhe më shumë”, thekson gjyqtari Arian Kurtalani.
Arian Kurtalani thekson se basketbolli i Kosovës është në rrugë të mbarë,duke ju falenderu njerzëve të Federatës së Kosovës të cilët po kryjnë një punë shumë të mire.
Për Arian Kurtalanin synim i tij është që të drejtësinë në mes koshave ta ndajë në arenën
Ndërkombëtare, edhe pse këtë kënaqësi e ka pasur më herët në kategoritë 14-15 vjeqare tek dy kategoritë të meshkujve e të femrave në ndeshjen Maqedonia e Veriut -Turqia e cila ishte organizuar në Suharekë.
“Jam i nderuar që jam pjesë e basketbollit të Kosovës, jemi një ekip i shkëlqyer, do të jap
më të mirën time që ti bëjë krenar basketbollistët e shikuesit me ndarjen drejtësisë nga ana ime.
Urojë që shumë shpejt të jem në ndeshjet ndërkombëtare”.
Qyteti i Gjilanit e mbarë Kosova do të jetë krenarë me paraqitjet në ndarjen e drejtësisë të talentit
të madh të gjyqtarit Arian Kurtalani.