Sportet me dorë

Ja kur do të zhvillohet finalja e fundit e volejbollit Drita – Skenderaj

 

 

As 48 orë nuk do t’i kenë pushim vashat e Dritës dhe ato të Skenderajt dhe do të përballen në ndeshjen e pestë finale të play-offit, ndeshje kjo që do të jetë përcaktuese se kush do të jetë kampion për stinorin 2022/2023, shkruan kryelajmi.com.

Skenderaj, që startoi me dy fitore, një në Gjilan dhe një në Skenderaj dukej se sigurt po marshonte drejt titullit kampion, por KV Drita pas një fitoreje të mundimshme 3:2 në sete në Gjilan, në Skenderaj shënoi një fitore bindëse dhe tashti do të ketë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e pestë, e cila do të luhet këtë të diele me fillim në ora 20 në Palestrën e Sportve “Bashkim Selishta – Petriti”, e cila pritet të jetë e mbushur përplot, ngase më lojë për përmirësim nuk ka.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara rezultati është 2:2 me lojë, kurse kampion shpallet ajo ekip që arrin tri fitore./kryelajmi.com/.

You Might Also Like