Sportet me dorë

Kush do të jetë më e fortë, Drita me dy amerikane, apo M-Technologie me dy braziliane

Këtë fundjavë fillon sezoni pranverorë në volejbollin kosovarë ku për vashat e Dritës, sfida e parë do të jetë me ekipin e KV M-Technologie nga Prishtina.

KV DRITA është mobilizuar jashtëzakonisht mirë për këtë gjysmësezon, ku në radhët e veta ka angazhuar tri përforcime dhe synimet e klubit janë të gjitha trofetë!
Ky gjysëmsezon pritet të jetë mjaft interesant pasi që pesë ekipe nga superliga në radhët e veta kanë angazhuar lojtare të huaja si përforcime dhe rivaliteti do të jetë tejet i madh në mes të këtyre ekipeve!

Edhe kundërshtari i kësaj fundjave, KV M-Technologie në radhët e veta ka angazhuar dy lojtare nga Brazili dhe dueli mes nesh cilësohet si derbi i javës!

KV DRITA i fton të gjithë qytetarët si dhe Intelektualët që në numër sa më të madh t’i mbështesin vashat e Dritës drejtë këtij qëllimi.

E diele, 10 Shkurt 2019

Ora: 19:00

Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” Petriti – Gjilan

You Might Also Like