Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po qëndrojn për vizitë në Athinë të Greqis.
Kryetari Hyseni ka zhvilluar në kuadër të kësaj vizite është takuar edhe me Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, ku sëbashku kanë biseduar për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në nivel lokal dhe progresin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë.
Shkrimi i plotë:
Athinë, Greqi
Në Bashkinë e Athinës, zhvilluam një takim miqësor me Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Diskutuam për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në nivel lokal dhe progresin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, e veçanërisht Athinës; si dhe tema të tjera me interes për të dyja palët.
Falënderues dhe mirënjohës për ftesën për pjesëmarrje në konferencën “Samiti i Kryetarëve të Bashkive 2022 Kundër Antisemitizmit”, pjesë e të cilës ishin përfaqësues të shumtë shtetëror si Presidentja e Republikes Helene znj. Katerina Sakellaropoulou, kryetarë të komunave dhe organizata joqeveritare nga vende të ndryshme të botës.