Babi u pensionua sot!
Plot 65 vjet jetë e gjysma e saj kontribut në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra të të rinjve të Gjilanit që përfunduan shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.
Sa krenari për ne kur për të nga secili kemi ndëgjuar fjalët më të mira dhe respektin më të lartë. I përkushtuar e i angazhuar çdo ditë të jetës së tij deri sot, për ta dhënë dhe bërë më të mirën për nxënësit e tij.
Kështu siç e shihni në këtë foto, ne e kemi parë gjithmonë. Të buzëqeshur e të dashur edhe atëherë kur familja jonë po kalonte kohë të vështira pa mamin.
Babi je shembulli më i mirë dhe KRENARIA jonë më e madhe.
Urime ditëlindja dhe pensionimi. Shëndeti dhe gëzimi qoftë pranë teje çdo çast.
Të duam pafundësisht shumë.
Arbëreshë Kryeziu – Hyseni