Futboll

SHPIRTI ËSHTË ME RËNDËSI, ZEMËR KA SECILI

Shkruan: Enver D. HALILI

 

SHPIRTI ËSHTË ME RËNDËSI, ZEMËR KA SECILI …!

 

(Dedikuar dy vëllezërve – Legjenda të futbollit shqiptar z. Skender e z. Naser BUNJAKU)

 

Rruga kurrë nuk është e tillë çfarë e paramendojmë, për këtë arsye rruga as nuk paramendohet, paramendohet vetëm caku, rruga ndiqet !

Prandaj të jeni krenarë vëllezër Bunjaku , me të ato të arritura që keni lënë pas veti.

Ju gjithnjë keni pranuar edhe disfatat e jetës, si sportistë të vërtetë, por kurrë nuk jeni dorëzuar.

Z.Skender Bunjaku -Kaqari, u lind më 22 gusht të vitit 1954, në qytetin e Gjilanit. I martuar, është baba i katër fëmijëve, tre djemëve e një vajze.

Me futboll filloi të rrugëtoj aktivisht aty para vitit 1970, por ishte i pengesa shpesh nga prindi, të luaj lojën e vetë të fëmijërore, sepse i duhej prindit për punë familjare, prandaj shpesh i ka ndërprerë stërvitjet !

Lumturi nuk do të thotë të fitoni gjithçka çka dëshironi, por të jetoni çastet që t’i ofron jeta në ato momente, kjo dëshmon që forca arrihet nga dështimet, e jo nga sukseset, e z.Skenderi, i përballoi këto rrethana e kohëra dhe bëri karrierën e vetë futbollistike, që tani çdo fillestar ja ka lakmi !

Hapërimet pas sfidave familjare i rifilloi tek KF” Tekstili” nga Gjilani, pastaj tek KF “C.Zvezda” pastaj iku të derësit fanellat e klubeve jashtë qytetit të lindjes, për të sprovuar vetën, dhe për të ju ikur padrejtësive njerëzore të kohës në klub !

Vëllai i tij z.Naser Bunjaku, sikur atëbotë, po edhe sot, të jetë ligj i pashkruar ku funksionon në gjitha kohërat, po edhe në rrethin familjar, ja kaloi Bacit të madh me karrierë futbollistike, gjithnjë kohërat e futbollit cilësojnë kohërat e veta, është e natyrshme, sikur që është e natyrshme, kohërat e reja, të sjellin rezultate , mundësi e kushte më të mira, sepse avancohen me kohën mik z.Skender !

Naser Bunjaku, lindi më 3 dhjetor të vitit 1960, në Gjilan, është i martuar me z.Flora Rafuna -Bunjaku, dhe janë prind të dy vajzave dhe një djali.

Z.Naseri ka përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike

Hapat e parë futbollistik Naseri i bëri në vitin e Kushtetutës Kosovës me Pionierë të KF “ C.Zvezdës” nga Gjilani

Në këtë moshë Naseri ishte edhe Reprezentues Kosove, duke luajtur nëpër të gjitha grupmoshat, deri tek Veteranët për Reprezentacionin e Kosovës.

Me KF “ C.Zvezda” gjithnjë ishte në përbërje të parë standarde edhe në gara të Ligës së Dytë të ish shtetit YU.

Pra futbolli për vëllezërit Bunjaku ishte lojë, e cila ju ka sjellur shumë lumturi , e gëzime në jetë, por edhe vëllezërit i dhanë të gjitha çka posedonin lojës futbollit; kohën , rininë, e shpirtin, se zemër kanë të gjithë !

Z.Skender Bunjaku, apo siç e quanin miqtë, bashkëlojtarët e simpatizuesit Kaqari, e vazhdoi karrierën tek KF “ Feronikeli” nga Drenasi, në edicionin 1973/74, pastaj kthehet në folenë e vetë, në KF “ Cërvena Zvezda”, ku bëri një karrierë të gjatë, të suksesshme, e të bujshme, duke lënë gjurmë të pashlyeshme.

Në fillim të karrierës luante në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë, nëse dikush nuk ka pasur rastin ta shikoj si luante Kaqari, shkaku i moshës, e që ishte mungesë e shiritave filmike, e nëse ka arrritur të shoh Roberto Carlosin e Brazilit, ku them se ishin identik, dhe shpesh shtroj pyetje, cili cilin e kopjoi, depërtues në korsi, pasime të gjata e të fuqishme me të majtën, gola të shënuar nga gjuajtjet e lira, një lider e kapiten i vërtetë !

Pastaj me kohën u avancua , siç behej në futbollin tonë, edhe kudo, mori rolin e qendërmbrojtësit tipik të kohës, por me një përvojë të madhe kohore, ku në klubin amë luajti deri në vitin 1988.

Pra në disa kodra ju duhet të ecni vetëm, që të jeni më afër diellit, dhe të shikoni poshtë nga lartësia, më kthjelltë kohën e juaj !

Pra veprat dëshmojnë të gjitha, e jo fjalët, juve vëllezërve ju kanë munguar fjalët, se gjithnjë ishit në punë avancimi !

Vëllai i vogël që tani u bë i madh, Naseri, filloj ti kaloj kufijtë Anamoravas, e të shtetit Dardan, në fillim u transferua tek qyteti më i bukur , e klubi që luante një ndër futbollin më të bukur KF “ Liria” në Prizren. Klub që garonte në Ligën e Dytë Federative të YU.

Pastaj kaloji në Maqedoninë Veriore , prapa në klub elitar që garonte në Ligen e Pare Federative KF “ Teteks” nga Tetova .

Naseri sikur ishte i parapaguar të luante në Elitën e Futbollit YU, pra Naserin e përcjellte vlera, cilësia e golat e shënuar të tij.

Atë kohë të shkëlqimit të tij, si një mjeshtër i golave, e driblingjeve, ofertat nuk u mungonin, por i vinin nga gjitha trojet, ishte i interesuar KF “ Vardari” nga Shkupi, KF “ Zheleznićar” nga Sarajeva, KF “ Spartak” nga Subotica, e KF “ Napredak” nga Krushevci , gjitha klube të Elitës Futbollit YU.

Por fatkeqësisht kontrata nuk e lejonte të ndryshoj klubin, se ishte vlerë .

Naseri sprovoi vetën edhe jashtë kufijve Dardan , siç thamë, ishte në Gjermani e Turqi, ku luajti me plot sukses .

Karrierën e përfundoi në vitin 2000, suksesi më i madh i Naserit , ishte Kampion Kosove , me KF “ “C.Zvezda” dhe inkuadrimi e përfaqësimi në ligën e vetë, të Dytë Federative të YU.

Ju vëllezërit Bunjaku, nuk keni shkuar aq larg me aftësi e cilësi, për të ju dëshmuar të tjerëve se sa mund të arrini, por për të ju dëshmuar gjeneratave të reja, se me punë e vullnet arrihen majat e sukseseve.

Miku z.Skenderi , një kohë të shkurtër edhe bashkëlojtari im, vitet e fundit të karrierës futbollistike i kaloi te rivali i qytetit KF “ Drita” në kohën e nismës së mos tolerimit qytetar, dhe iku aty ku flitej shqip,

Kaqari luajti në shkëlqim, me shkëlqim drite, deri në moshën e shtyrë në KF “ Drita”

Nga viti 2000, ishte trajner i grupmoshave të reja tek Fc Drita , tani, edhe u bë Kampion Kosove , me këta Shkëlqime Juniora.

Ku pas disa viteve, dike e penguan sukseset e tij, sikur edhe të Naserit, dhe dytë i dënuan emocionalisht, duke i larguar !

Kështu ndodhi me kohën, në kohë, të vëllezërve Bunjaku,, Legjendat e Futbollit Kosovës, ikonat e vërteta të qytetit, dhe idolet e shumë gjeneratave !

Naser Bunjaku, gjatë karrierës së tij, në epokën e tij, ishte një ndër futbollistët më të spikatur, e cilësor të kohës, e mbeti edhe shumë kohë të jetoj në kohëra, së bashku me bacin e madh Skenderin.

Naseri ishte një futbollist me vizion modern, posedonte dribling të pandalshëm në hap, e goditje të furishme e precize, mase trashëgim familjar kishin goditjen !

Në fund të karrierës të Naserit, që ishte edhe pjesë e Futbollit Pavarësisë Kosovës , nëpër livadhe tona, edhe Ti , mik Naser ke kaluar disa fortuna !

Ju besuan juniorët e FC Drita “ mu punoi deri në vitin 2018, kur siç e cekëm më herët u largua !

E di se ju dyve ju vjen keq sepse keni shpresuar për të ardhmen e futbollit Gjilanas, por njerëzit gjithnjë humbin diamantet , në kërkim të gurëve !

Miq të nderuar , koha nuk i harron njerëzit si ju, po njerëzit e harrojnë kohën e juaj !

 

You Might Also Like