Gjilan

Të vendosur të jenë krah qytetarëve çdo herë e pandërprerë

Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me bashkëatdhetarin, afaristin e njohur nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Aleancës në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë në kuadër të Handikos-it në Gjilan.

Falemnderojmë kryetarin e Shoqatës Handikos në Gjilan, Fatmir Shurdhani për bashkëpunimin ndër vite si dhe për punën dhe kontributin e tij për anëtarët e shoqatës dhe familjeve të tyre.

Ilmi Mustafa është një ndër humanistët më të mëdhenjë nga Anamorava që jeton e vepron në Gjermani e që ka ndihmuar shumë familje edhe përtej kufijve shtetëror.

Secila punë punë e mirë, ndihmë ndaj tjetrit në çfardo forme qofshin ato, duhet të bëhen publike sepse kësisoj senzibilizohen njerëzit dhe motivohen edhe më shumë ta shtrijnë dorën e ndihmës ndaj tjetrit.

Mbetemi të vendosur të jemi krah qytetarëve çdo herë e pandërprerë. E kemi dëshmuar këtë dhe kësisoj do të vazhdojmë.

Në emër të kryetarit Gagica, të kryesisë së AAK-së dhe anëtarësisë së saj në Gjilan, falemnderojmë kolegun tonë, Ilmi Mustafa për kontributin e tij në interes të qytetarëve të Gjilanit dhe mbarë shqiptarëve.

You Might Also Like