Volejboll për sindromën Down”
Në kuadër të organizimeve që shënojnë 21 marsin, Ditën Botërore të sindromës Down, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në bashkëpunim me psikologen e shkollës dhe në koordinim me DSK-Gjilan organizojnë turnirin në volejboll. Mjetet që do të grumbullohen nga shitja e biletave dhe ekipet do t’i dhurohen qendrës DSK-Gjilan. Ndeshja do të zhvillohet të hënën me datë 20.3.2023 duke filluar nga ora 11:00 në sallën e sportit “Bashkim Selishta”. Hyrja për shikuesit është 1 €. Biletat merren në hyrje. Ju mirëpresim.
Lorik Kurteshi