Libri

Profesori Naim Kurteshi sjell botimin e tij të parë për fëmijë “GJURMË RINIE”  

Profesori i Matematikës, Naim Kurteshi ka nxjerrë librin e tij të parë “Gjurmë rinie”, ku kryesisht janë poezi lirike duke sjellur interesimin fëminor për ambientin familjar, shkollën, lojën, raportet brenda familjes – relacionin vëlla -vëlla, motër-vëlla, prind- fëmijë, kusherinjët, shokët dhe shoqet e vendosura në hapsirën gjeografike të Kosovës.

Në këtë libër lexuesit mund të gjejnë 44 poezi, 20 tregime dhe një pjesë teatrale.

Këto krijime letrare për fëmijë janë të një periudhe të gjatë kohore që fillojnë nga viti 1975 dhe përfundojnë në vitin 1985.

Poezite dhe tregimet e krijuesit Naim Kurteshi, ndahen në pesë cikle: “Ara e Madhe”, “Meli”, “Mali i Zabelit”, “Dëshira Ime”, “S’është për ty”, dhe në fund një pjesë teatrale për fëmijë “E vërteta del në shesh”.

Naim Kurteshi në këtë libër na bënë të qartë se nuk kemi nevojë të përdorim fjalë dhe shprehje të huaja, sepse kemi gjuhën tonë të pastër dhe të ëmbël siq kishte thënë poeti i madh Naim Frashëri.

Shumica e poezive janë shkruar me strofën katren, por hasim edhe në strofen tercinë e distik, por edhe monokolonë.

Në librin “Gjurmë Rinie”, në shumicën e poezive gjejmë vargje të rimuara gjë që autori i kushton rëndësi edhe vargut dhe rimes. Në të gjitha këto shkrime autori Naim Kurteshi ka arritur që vargjet e tij të jenë të kuptueshme e të përshtatura për moshën e fëmijëve, pasiqë vet autori këto shkrime i kishte shkruar në moshën e tij rinore.

Autori Naim Kurteshi me këto përmbledhje me poezi, tregime dhe pjesë teatrale, do të mbetet një hallkë e qmuar për botën fëmijërore.

You Might Also Like