Pas humbjes nga Drita me rezultat 0:2, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar:
“Ishte një pjesë e parë e kujdesshme, ndërsa ne lëshuam një situatë një kundër një me portierin. Në pjesën e dytë sërish dolëm përballë portierit, por nuk shënuam. Të lëshosh dy raste në derbi është shumë. Nuk mund të presim të krijojmë shumë raste”, tha në fillim Batatina, duke shtuar se “djemtë dhanë maksimumin, por ishte vetëm ndeshja e parë. Llapi ka skuadër solide, por na duhet edhe pak kohë që të komponohemi. Do të jemi skuadër serioze. Dritën e uroj për fitoren, ndërsa ne i kthehemi ndeshjes së ardhshme”, ka thënë në fund Tahir Batatina, kryetrajner i LLapit.