Kamenicë

Banorët e Karaçevës së Poshtme kërëkojnë zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza

Banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme të Komunës së Kamenicës po përballen nga vështirësi më të ndryshmet, që nga problemet në kufi e deri te problemet e ndryshme në infrastrukturë.

Problem i pazgjidhur për ta mbeten ujërat e zeza, problem ky që i mundon tash e tri vite dhe që është rrezik permanent shfaqja e ndonjë epidemie.

Më së keqi e kanë banorët që banojnë në qendër të Karaçevës së Poshtme. Izmir Lenjani është njëri nga ta e i cili gati e kishte të pamundur të banojë në shtëpinë e tij. Ai e kishte të pamundur të hap dyert apo edhe dritaret nga kundërmimi i ujërave të zeza, të cilat rrjedhin lirshëm. Selver Lenjani, udhëheqës i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, thotë se Izmiri u largua bashkë me familjen e tij për në Gjilan, por ende keq mbetën banorët që vazhdojnë të jetojnë aty.

“Banorët e Karaçevës së Poshtme kërkojmë intervenim urgjent për sanimin e problemit të ujërave të zeza. Ata duan që t’u shmangen smundjeve të mundshme dhe kërkojnë që të ndërhyjnë sa nuk është vonë”, thotë Selver Lenjani, i cili për këtë qëllim i drejtohet edhe kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, por edhe qeveris së Kosovës.

Ai thotë se mjafton të vizitohet terreni dhe nga afër t’i shohin problemet e banorëve të këtushëm e një gjendje e tillë mund të vërtetohet në terren, aty ku këta politikanë i kishin kërkuar votat dhe u kishin premtuar banorëve se do të zgjidhin problemet e tyre.

Selver Lenjani, thotë se Karaçeva e Poshtme imediate e ka zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza, andaj komuna dhe qeveria duhet të intervenojnë sa nuk është bërë vonë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like