Futboll

Ish-trajneri i Dritës zyrtarizohet te Suhareka

Suhareka ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Granit Begollit.

Skuadra më e re në futbollin kosovar postin e trajnerit ia ka besuar trajnerit Arsim Thaqi.

Ka qenë faqja zyrtare e Suharekës që ka prezantuar Thaqin, teksa ka njoftuar se do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për një mini fazë përgatitore.

Njoftimi i plotë i Suharekës:

Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.Arsim Thaqi i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit.

Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si ; FC Prishtina , FC Drita , KF Malisheva etj.

Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgaditore e cila përveq skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër.

You Might Also Like