Futboll

Skifterat kërkojnë nga lojtarët që të shfaqin vlerat reale të tyre dhe të luftojnë me nderë brenda fushës

Skifterat, adhuruesit më të flaktë të Gjilanit kanë kërkuar angazhim nga lojtarët në ndeshjen e nesërme ndaj Ballkanit. Ata kanë shkruar:
LUFTO TI PER SKIFTERA, QYSH PER TY LUFTOJNA NA !
Nesër, ekipi ynë i zemrës zhvillon ndeshjën e radhës, kunder kampionit aktual Fc Ballkani në Suharekë.
Duke e ditur rëndësin e ndeshjës, kërkojmë nga lojtarët tanë që të shfaqin vlerat reale të tyre dhe të luftojnë me nderë brenda fushës.
Skifterat kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë me ju, sepse ne vazhdojmë të qëndrojmë pas asaj që kemi thënë në vazhdimsi se ” NUK JANË 11 LOJTARË, JEMI 12 LUFTËTARË”.
Prandaj nesër presim më të mirën nga ju, dhe bashkë ta kalojmë këtë sfidë !

You Might Also Like