Futboll

Pira: Nuk e mundëm Manchesterin, po Ulpianën

“Nuk e kemi fituar prej Manchester Cityt të Guardiolës, por ndaj Ulpianës”

Drejtori i Vllaznisë së Pozheranit, Agon Pira, flet pas reagimeve të 2 Korrikut, Flamurtarit dhe Kikës në FFK, se ndeshja Ulpiana – Vllaznia ka qenë e kurdisur.

Ky është reagimi i tij i plotë për TV Dukagjinin:

“Nuk mundem t’i kuptoj ato klube që po dalin po flasin e po bëjnë ankesa. Ato klube nëse kanë fakte ose argumente janë organet e Federatës le t’i deponojnë, përndryshe nuk kanë pse me kriju mjegull dhe t’ia humbin meritat lojtarëve dhe shtabit teknik të klubit Vllaznia. Nuk është hera e parë që e mposhtim Ulpianën këtë sezon, nga tre takime kemi dy fitore dhe një humbje, të cilën e kemi humbur pa meritë sepse jemi dëmtuar rëndë, por kemi heshtur. Këto klubet po funksionojnë me logjikën e tifozit, humbi e shitur, fitoj e blerë, barazim marrëveshje. Vllaznia e ka mposhtur Prishtinën e Afrim Tovërlanit me super yje që ka pasur në atë kohë (2012) dhe e ka eliminuar nga Kupa e Kosovës. Nuk e kemi fituar prej Manchester Cityt të Guardiolës por ndaj Ulpianës. Me respekt, Agon Pira, drejtor Kf Vllaznia. Klub me traditë 52 vjeçare”.

You Might Also Like