Gjilan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, me rastin e Fitër Bajramit, uron të gjithë qytetarët e besimit islam

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, me rastin e Fitër Bajramit, uron të gjithë qytetarët e besimit islam.
Dashtë Krijuesi i gjithësisë t’ia pranojë secilit nga ju agjërimin dhe lutjet gjatë muajit të shenjtë Ramazan.
AAK uron që solidariteti e mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tuaja e për secilin nga ju.
Festat e këtilla gjithmonë e kanë përforcuar besimin tonë në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, mirëkuptimit e solidaritetit.
Shqiptarët gjithmonë kanë ditur të jenë pranë njëri-tjetrin në vështirësi e në gëzime, gjithnjë duke ndarë së bashku hidhërimin e gëzimin e kështu duke i bërë ballë secilës sfidë në secilën rrethanë historike.
Të bashkuar ia dalim të ruajmë traditën, kulturën, besimet e qenësinë tonë kombëtare.
Urojmë për më shumë begati, shëndet e harmoni në familjet tuaja!

You Might Also Like