Viti

Livadhet u janë shndërruar në moçale të ujërave të zeza

Në Lagjen e Muhaxherëve, mbi 120 hektarë fusha e kullosa janë shndërruar në këneta nga ujërat e zeza që rrjedhin në këto fusha.

Pronarëve të këtyre tokave u ishte premtuar se shumë shpejt do të zgjidhet ky problem, por një  gjë  e tillë nuk po  ndodh, ngase nuk  po mund  të ndërhyhet që të hapet një kanal rreth 300 metra.

Banorët shprehen se vitin e kaluar kishin patur një takim me kryetarin e komunës,  Sokol Haliti  dhe  kishin marrë premtimin se brenda një muaji do të zgjidhet problem, andaj ata shprehen skeptik se ky problem do të zgjidhet.

You Might Also Like