Gjilan, 04 qershor 2024
Me datën 04.06.2024 njësite policore nga Stacioni Policor Gjilan kanë arrestuar K.R. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetë (8) muajsh për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.