KRONIKË E ZEZË

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë

 
Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj dy të dyshuar B.G. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) dhe A.S. (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të involvuar në një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 09.01.2023 në një objekt banimi në qytetin e Gjilanit, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave, bizhuteri e gjëra të tjera.
Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore.

You Might Also Like