Bilall Maliqi
Në fytyrë të natës
S’të pashë
Derisa hëna
U zgjua nga gjumi
E doli mbi tumë
Të dy kodrinave
Atëherë nëpër mure
Të dhomës
Shëtiste hija jote
Deri te shtrati
Me pamje bardhësie
Më pas
Nga dritarja gjysmë hapur
Gëzueshëm
I buzëqeshje hënës
Siç më buzëqeshje mua
Ditëve e netëve
Të pikturuara
Në vizatimoren e kohës
29.06.2024