Ganezi Arago Jamal shumë shpejt pritet të zyrtarizohet lojtar i SC Gjilanit. Ai ka mbërritur në qytetin e Anamoravës dhe kjo nuk është hera e parë që ai luan në këtë qytet, ngase fillimisht nga Greqia kishte arritur te SC Gjilani më pas ishte pjesë edhe e Prishtinës dhe Dritës, laujti edhe në vende jashtë Kosovës dhe sërish pritet të kthehet te SC Gjilani, shkruan kryelajmi.com
Burime nga klubi kuq e bardhë bëjnë me dije se qendërmbrojtësi ndodhet në Gjilan dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.
Ai njihet shumë mirë me trajnerin e SC Gjilanit, Ardian Nuhiu, ngase më herët të dy kishin qenë pjesë e FC Drita.
Te Gjilani besojnë se së shpejti do t’i sjellin edhe dy lojtarë cilësorë, për të kompletuar përfundimisht ekipin, forma e të cilit do të shihet sot (e martë), kur në ora 18 do të përballen me Ferizajn. /kryelajmi.com/.