Gjilan

Për një javë u ngritën dhjetë aktakuza

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 12 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 5 – 11 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale ndaj pesëdhjetetre (53) personave.

Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:
– dhjetë (10) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave,
– njëzetegjashtë (26) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave,
– dyzetegjashtë (46) urgjenca.

Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë intervistuar njëzetegjashtë (26) palë.

You Might Also Like