Futboll

Zyrtare: Armend Thaqi ka nënshkruar për dy vite me Gjilanin

Armend Thaqi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sport Club Gjilanin. Nënshkrimi është bërë në orët e vona të të hënës, kurse këtë e kanë konfirmuar edhe vetë zyrtarët e Gjilanit, të cilët në lidhje me detajet tjera pritet të prononcohen gjatë ditës së nesërme.

Armend Thaqi pritet të jetë një forcë shtesë në vijën e mbrojtjes së SC Gjilanit, por edhe një shtesë për sulmin e Gjilanit, ngase ai njihet për shpërthimet e tij nga e djathta dhe sidomos është i njohur për harkimet e tija në brendi.

Për momentin, pas katër xhirove të zhvilluara SC Gjilani gjendet në pozitën e parafundit me vetëm dy pikë të fituara. Pas pauzës, shkaku i ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës, SC Gjilani do të ndeshet me Feroniklin ’74, ku shpreson se do të arrijë fitoren e parë./ kryelajmi.com/.

You Might Also Like