Teatër

Hyseni: Teatri i Gjilanit po vazhdon të shkëlqejë

Sukseset e Teatrit të Gjilanit, po vazhdojnë pa ndalur.
Nga Festivali i Teatrove në Ferizaj, ku u paraqiten me shfaqjen “Tartufi”, Teatri i Gjilanit kanë fituar pesë çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë në rol dytësor, aktori më i mirë në rol episodik dhe kostumet më të mira.
Kryetari i komunës, tha se Teatri i Gjilanit, pas shumë sukseseve brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të shkëlqejë.
Alban Hyseni, tregon se shfaqja “Tartufi” e teatrit tonë u shpërblye me 5 çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj.
Sipas tij këto janë çmimet: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë – Qendrim Rijani, aktorja më e mirë në rol dytësor – Aurita Agushi, aktori më i mirë në rol episodik – Alban Shahiqi dhe kostumet më të mira – Yllka Brada.
“Falënderime dhe mirënjohje për Teatrin e Qytetit tonë, Bordin Drejtues, drejtorin, trupën artistike dhe gjithë stafin”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like