Futboll

Fitore e rëndësishme e Dritës përballë Ballkanit

Drita dhe Ballkani kanë zhvilluar një ndeshje tejet interesante,, ashtu siç edhe ishte pritur kur ballafaqohen dy ekipet që viteve të fundit e kanë fjalën kryesore në futbollin kosovar.

Në një pjesë të parë me plot raste, asnjëra nga ekipet nuk ia kanë dalë të shënojnë, ndonëse mundësi me të shumta pati Drita nëpërmjet Blerim Krasniqit dhe Tushës, të cilët sa me kokë e sa me këmbë nga pozita ideale gjuajtën jashtë portës.

Mirëpo rastin më të mirë e patën mysafirët, nëpërmjet sulmuesit të tyre Asdetunxhi, i cili nga një pozitë ballore gjuajti mbi portë.

Drita pjesën e dytë e nisi edhe më furishëm dhe rast shumë të mirë pati Almir Ajzeraj, i cili ka vjedhur një top nga mbrojtja mysafire dhe nga 16 metra për pak gjuajti jashtë porte.

Me t’u futur në lojë, vetëm pas disa çastesh, në minutën 73 Bernard Karrica u ndëshkua me karton të kuq, pasi në një duel me Besnik Krasniqin, ai e qëlloi me bërryl mbrojtësin e Dritës dhe gjyqtari e ndëshkoi atë direkt me të kuq.

Drita e kërkoi dhe e gjeti golin në minutën 83, kur pas një harkimi të Bejtullait nga e djathta, në brendi më së miri u gjet Albert Dabiqaj, i cili gjuajti shumë bukur me kokë dhe qëlloi këndin e majtë të poshtëm të portierit Enea Koliqi.

Dëri në fund të ndeshjes, Drita ia doli që të ruaj rezultatin dhe me plot meritë shënoi fitore minimale me rezultat 1:0.

Në ndeshjen e radhës, Drita do të jetë mysafire e Dukagjinit të klinës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like