Te ndryshme

Kryetari i Degës së LDK në Gjilan,  Lutfi Haziri, i ka derguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit e gazetarit, Shefqet Rexhepi 

E nderuar familje Rexhepi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, shkrimtarit e intelektualit të shquar, Shefqet Rexhepi, me të cilin kemi bashkëpunuar të mirë gjithmonë.
Ai ishte një prind, familjar, mik e qytetar i dashur për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Përmes fjalëve e veprave që la pas Shefqeti, trashëgimia e tij do të jetojë përjetësisht.
Ju lus të gjeni forcën ta përballoni këtë dhimbje!

You Might Also Like