Në qeverisjen e kaluar kishte përfunduar pjesa lindore e shtrimit me kubëza të Sheshit të Qytetit, duke nisur nga derdhja e Mirushës jashtë qytetit, në drejtim të qendrës e deri te rruga 15 qershori, në hyrje të lagjes Dardania. Aty tashti kanë ngritur shtat objekte afariste dhe hoteliere, derisa përpos që ishte mbuluar era që lëshonte lumi Mirusha, ky vend ka shërbyer edhe për shëtitje të qytetarëve dhe si vend loje e ngasje biçikletash për më të rinjtë.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit që kishte paralajmëruar se do të bëhen sanime në këtë shesh, kishte thënë se shumë shpejt pritet të fillojnë edhe punimet në shtrimin me kubëza të pjesës së mbatur, nga furra “Aroma” në drejtim të rrugës qarkore.
Pikërisht këtë të enjte kanë nisur punimet në shtrimin me kubëza të kësaj pjese, e cila sipas premtimeve pritet që shumë shpejt të përfundohet. /kryelajmi.com/.