KRONIKË E ZEZË

Vrasje në Gjilan

Ky është personi që dyshohet që u vra në Gjilan
Sokol Osmani është 37 vjeçari që dyshohet së është vrarë sot rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52 dhe se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi i emergjencës së spitalit të Gjilanit.
“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.”
Ai tha se “nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”.
Hashani bëri të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe ndriçimin e rastit. “Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, tha ai.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ujëvarë

You Might Also Like