OPINION

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc diskriminohen  edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc dhe vazhdojnë të diskriminohen, pasi mungon rregullimi me ligj përdorimi i simboleve Kombëtare.

Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojnë të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kanë përdorur Flamurin Kombëtar Shqiptar. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve.

Moslejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendumi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-së dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim etnik i heshtur, është e diskriminuar në përfaqësim në institucione lokale dhe qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zinxhirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik , mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, etj.

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.

Në këtë Krahinë mungon një Institut për ruajtje të trashëgimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk pranohen diplomat e Republikës së Kosovës.

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi  është Rajoni më i pazhvilluar  dhe më i diskrimnuar në gjithë Evropën. Mbi të gjitha, ky Rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.

*Autori i vështrimit është Refik Hasani.                     

You Might Also Like