Gjilan

Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, nderohet me mirënjohje nga Shoqata Handikos

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan është nderuar me mirënjohje nga Shoqata Handikos në Gjilan.

Kreu i AAK-së, duke vlerësuar këtë mirënjohje ka shkruar:

,,I nderuar të pranoj mirënjohje nga Shoqata Hendikos në Gjilan nga kreu i saj, Fatmir Shurdhani, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.

Mirënjohja vjen si rezultat i angazhimeve dhe gatishmërisë tonë ndër vite për të qenë afër këtyre kategorive të shoqërisë sonë.

Faleminderit nga zemra shoqatës dhe gjithë anëtarëve të saj për respektin dhe kontributin e dhënë vazhdimisht në interes të Gjilanit. Do të jemi bashkë dhe në mbështetje të gjitha kërkesat tuaja dhe të vendosur për t’i përmbushur obligimet tona në raport me këto kategori,,.

You Might Also Like