Futboll

Portieri i FC Drita Faton Maloku shpallet sportisti më i mirë në Gjilan

Portieri i FC Drita, Faton Maloku është shpallur sportisti më i mirë në Gjilan. Një epitet i tillë atij i është dhënë në Takimin me më të dalluarit për vitin 2024, që e ka organizuar Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.

Duke qenë portier i FC Drita, portieri Faton Maloku ka dhënë një kontribut të çmueshëm që ekipi bardh e kaltër nga Gjilani do të dimërojë në vendin e parë me shtatë pikë më tepër se i dyti në tabelë, Ballkani nga Suhareka. Të rikujtojmë se Faton Maloku ishte shpallur portieri më i mirë në Kosovë, në manifestimin që e kishte organizuar Federata e Futbollit e Kosovës. Mirënjohjen si sportisti më i dalluar në emër të Faton Malokut e ka pranuar babai i tij, Enveri. /kryelajmi.com/

You Might Also Like