Teatër

Aurita Agushi dhe Alban Shahiqi shpallen aktorë të vitit në Gjilan

Aktorët Aurita Agushi dhe Alban Shahiqi janë shpallur aktorët më të mirë të vitit në Gjilan. Një epitet i tillë atyre u është dhënë në Takimin me më të dalluarit për vitin 2024, që e ka organizuar Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.

Pas marrjes së këtij çmimi, aktorja Aurita Agushi ka theksuar se ky çmim ka vlerë edhe më të madhe, ngase po i jepet në qytetin e saj të lindjes, derisa Alban Shahiqi ka theksuar se është  shumë mirënjohës për këtë çmim si Aktor i Vitit!

“Ky vlerësim është një shtysë e madhe për të vazhduar me përkushtim dhe dashuri për artin. Njëkohësisht, dua t’i uroj të gjithë kolegët që u vlerësuan për arritjet e tyre artistike. Falënderoj Teatrin tonë për mbështetjen dhe hapësirën e dhënë për krijimtari, si dhe publikun që na ka qëndruar gjithmonë pranë. Ky sukses është fryt i punës sonë të përbashkët!”, ka thënë Shahiqi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like