Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor

                                                                                        

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 20.12.2024 – 26.12.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e shtatëdhjetë e shtatë (1077) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
<img “=”” id=”pi1_0″ width=”531.9928943951072″ src=”blob:https://word-view.officeapps.live.com/a36f4b73-9cb6-48ef-989e-9608b00ebffe”>
<img “=”” id=”pi1_1″ width=”576.2827190978944″ src=”blob:https://word-view.officeapps.live.com/d4a3d86f-bb79-4d1e-9930-5e23f182a7d5″>
        • · Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
        • · Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
        • · Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëmbëdhjetë (15) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë:
  1. · Vendosja e rripit të sigurisë është një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur veten në rrugë!
  2. · Vendosja e rripit të sigurisë zvogëlon rrezikun e lëndimit dhe vdekjes në rast aksidenti!
  3. · Në rast përplasjeje, rripi i sigurisë ju pengon të hidheni nga automjeti, gjë që ulë rrezikun e lëndimeve të rënda ose vdekjes!
  4. · Ç’do herë sigurohuni që fëmijët të jenë sigurt të akomoduar në automjetin tuja!
  5. · Mos përdorimi i rripit të sigurisë sanksionohet me ligj!

You Might Also Like