Hapet zyrtarisht Manifetsimi i 34-të i Flakës së Janarit” – Nënë Stane ndez Flakadanin e Flakës 2025”
Aktivitetet e ngjjeshura të hapjes së Manifestimit “Flaka e Janarit 2025”, në ditën e parë, u mbajtën gjatë gjithë ditës nga Komuna e Gjilanit, për të shënuar kulmura në orët e pasditës me hapjen zyrtare, gjegjësisht ceremoninë simbolike të ndezjes së Flakadanit të Flakës 2025.
Para teatrit të Qytetit të Gjilant, fillimisht u bë ndezja e flakadanëve nga 34 të rinjë të qytetit, të cilëtdefiluan paraprakisht përmes shehsit të qytetit rrugën deri tek platoje, duke përcuar kësisoji mesazhin e rëndësisë së lirisë që simbolizon vet manifestimi si i tillë në nderim të dëshmorëve, ndërsa kjo ngjarje u pasua me ndezjen e flakadanëve më pas në Platonë e Teatrit, për të qëndruar aty e ndezur gjatë 20 ditëve të ardhshme, deri në mbyllje të manifestimit me 31 janar.
E për ta madhështuar këtë ngjarje ishte përkujdesur stafi organizues i Komunës së Gjilant, me mysafiren e vecantë të ftuar, Nënë Stanen, kontributi i së cilës ka qenë i vecantë gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.
E vet ajo ishte e shkurtër por e thuktë dhe domethënëse në fjalën e rastit para të pranishmëve.
“Jam shumë e lumur që kam pasur mundësi në atë periudhë t’u japë bukë e ujë e cka kam pasur djemëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ajo e entusiazmuar me vlerësimin që i është bërë në mënyrë institucionale vet asaj për kontributit gjatë luftës.
Deklarata e saj e shkurtë e përmbajtësore dhe domethënëse pati efekt të mënjëhershmë tek të pranishmit, të ciët e pritën me admirim e duartrokitje të gjata në ceremonin zyrtare të ndezjes së “Flakadanit të Flakës 2025”.
Kontrubutin e cmuar e të jashtëzakonshëm të Nënë Stanes në rrethanat e luftës e vlerësoi lart vet kryetari Alban Hyseni, i cili në fjalën e tij vuri theksin tek përkushtimi institucional për të nderuar figurën e saj, duke potencuar se Komuna e Gjilanit është kujdesur që në shenjë mirënjohje e nderimi ka parapa organizimin e “Akademisë së Flakës …” më 17 janar.
“Kemi një mysafire të vecantë në këtë ceremoni të Flakës 2025”, Nënën Stane… Për nderë të saj Komuna e Gjilanit ka parapa të organizoj edhe Akademinë e Flakës. Nëna Stane është një heroinë e gjallë, e cila bashkë me gjithë familjen e saj ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh në luftën tonë clirimtare, në mbështetjen e ushtarëve të UÇK-së, e bashkë me djemtë e saj edhe direktë në luftë”, tha kryetari Hyseni.
Në mesin e mysafirëve të shumtë në ceremoninë e “Flakadanit të Flakës 2025”, ishte edhe Prof Zefi nga kleri fetar, i cili vuri në dukje rëndësinë e manifestimit të përvitshëm të “Flakës së Janarit”, për të cilin tha se përcon mesazhin e lirisë gjithandej trojeve etnike.
Aktivitetet e parapara të manifestimit “Flaka e janarit 2025”, do të vazhdojnë më 12 janar me Tryezën kushtuar 80-vjetorit të Masakrës së Gjilanit, të organizuar nga Shoqata e Historianëve të Gjilanit me fillim në ora 11:00 në resorin Vali Ranch.