Zhvillimi i hovshëm ekonomik:
●Rritja minimum 7% e GDP-së në vit. Kjo realizohet duke rritur investimet publike në 1 miliard e 100 milionë në vitin 2025, per tẽ arritur ne 1.5 miliard për vit ne vitin e fundit te mandatit
●Investimet e huaja direkte, në lartësinë deri nẽ 2 miliarde bashkë me investimet e sektorit privat do të arrinin nẽ 5 miliardë për vit .
● Lehtësirat në politikën fiskale për investime. Kjo siguron edhe një situatë ku Kosova do të pärfitonte shuma te mẽdha nga projektet rajonale të financuara nga BE, por edhe donacione nga fonde ndërkombëtare siç janë Banka Botërore, FMN, BERZH etj.
● Biznesi privat apo sindikatat nuk do të tratohen si armiq por si partnerë;
●Nuk do të ketë pagë nën 500 euro;
●Paga mesatare do të jetë jo më pak se 1000 euro;
● Nuk do të ketë familje të përjashtuara nga skema sociale;
● Qeveria nuk do të bllokojë paratë në “‘bunker”, duke mos rritur pagat e duke bllokuar investimet kapitale.