ARSIMI

Është pensionuar Xhavit Sahiti, profesor i biologjisë

Pasi ka kaluar mbi 41 vite në procesin arsimor e edukativ, në moshën 65-vjeçare është pensionuar Xhavit Sahiti, profesor i biologjisë në gjimnazin e Gjilanit dhe ish-drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë  “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë të Vitisë.

Në ditën e pensionimit, profesori Xhavit Sahiti, ka shkruar:

Të dashur nxënës, dhe ish nxënës të mi, të nderur mësimdhënës, prind, diasporë, institucione, miq e të tjerë. Sot mbushi 65 vite dhe shkoj në pension. Ishte privilegj dhe kënaqësi e veçantë që si profesion kisha arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Rreth 30 vite punova me ditarë në dorë si profesor i biologjisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan dhe rreth 11 vite si drejtor i Shfmu “Dëshmorët e 5 Prillit” në vendlindjen time, Smirë. Puna me nxënës ishte një nderë i veçantë për mua.

Edhe pse kaluam nëpër periudha të rënduara politike dhe ekonomike, ikën shpejt këto vite.

Jam i gëzuar që shkollën po e lë në kushte të shkëlqyeshme teknike dhe didaktike, po e lë me nxënës dhe personel të shkëlqyeshëm.

Ju falënderoj për bashkëpunim dhe mbështetje të gjithëve pa dallim.

Ju dëshiroj shëndet të mirë, fat e lumturi në familjet e juaja.

Lamtumirë,

Me respekt,

Xhavit Sahiti!

6 shkurt 2025

You Might Also Like