Gjilan

Rruga Gjilan – Ferizaj nuk është në kompetencë të Komunës

Sqarim për publikun lidhur me rrugën në magjistralen Gjilan – Ferizaj

Pas disa raportimeve në portale dhe reagimeve të qytetarëve për dëmtimet në rrugën e sapoasfaltuar në magjistralen Gjilan – Ferizaj, ndjejmë nevojën të sqarojmë opinionin publik se:

Ky projekt është në kompetencë të Qeverisë Qendrore, dhe kontrata për ndërtimin e rrugës është lidhur nga institucionet qendrore para mandatit aktual të kësaj qeverie.
➡️ Projekti në fjalë është i financuar nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).
➡️ Komuna nuk është palë në këtë kontratë dhe as në mbikëqyrjen e punimeve, prandaj edhe ndërhyrja jonë është jashtë fushëveprimit ligjor dhe institucional.

Edhe ne ndajmë shqetësimin e qytetarëve për gjendjen e kësaj rruge dhe i inkurajojmë institucionet përgjegjëse që të trajtojnë me seriozitet çdo mangësi të evidentuar.

Qytetarët meritojnë projekte cilësore dhe të qëndrueshme. Ne mbesim të përkushtuar për transparencë dhe për mbështetje në çdo rast kur kemi mundësi dhe përgjegjësi konkrete për të vepruar.

You Might Also Like