Gjilani në ballafaqim me Ballkanin ka patur disa gjysmëraste në pjesën e parë, por megjithatë po humb me rezultat 0:1.
Në minutën 31, një top që po shkonte drejt fundores, Geralb Smajli e zuri te vija e fundores, harkoi në brendi dhe aty u gjet qendërsulmuesi Adetunji, I cili me kokë, mbi duart e portierit Bllaca e futi topin në rrjetë.
Në minutën 37, Geralb Smajli gjuajti nga largësia, por topi u përplas për traverse dhe u kthye në fushë.
Në minutën 39 janë përplasur kokë më kokë Halili e Bilali dhe në këtë rast më tepër është dëmtuar lojtari I Gjilanit, I cili me barelë u nxor jashtë dhe është dashur të zëvendësohet. /kryelajmi.com/.