Sagës së ndërtimit të stadiumit për ndërtimin e stadiumit në Gjilan i erdhi fundi, por mbeti e paqartë se a do të mbulohen tribunat në të gjitha anët e stadiumit, ashtu siç kishin kërkuar një grup i krijuar për këtë qëllim, apo do të shkohet me projektin e vjetër për mbulim vetëm në njërën pjesë.
Në një pyetje drejtuar kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me këtë qëllim, ai nuk ka dhënë hollësi për këtë projekt, por siç u tha aty u la mundësia që projekti gjatë realizimit të revidohet, nga ai që ishte fillestar.
Ibrahim Krivaqa, person që është angazhuar në ridizajnimin e Stadiumit të Gjilanit, ka theksuar se si qytetar aktiv dhe si sportist, në tetor 2023, së bashku me disa shokë dhe sportistë, i kishin dërguar një shkresë Kuvendit Komunal të Gjilanit, kryetarit të Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me disa kërkesa dhe arsyetime pse duhet ndryshuar projekti i stadiumit të Gjilanit.
Ai thotë se tashti, Stadiumi i Qytetit të Durrësit e paska marrë idenë, derisa edhe mediat e huaja paskan shkruar për stadiumin e Durrësit dhe transformimin e tij.
Ja si duket dhe si pritet të duket Stadiumi në Durrës
Në foto duket qartazi se Stadiumi i Durrësit do të ridizajnojet dhe do të marrë pamje krejt tjetër, gjithësesi se më moderne, i mbuluar në të gjitha anët dhe i atillë që jo vetëm i jep hijeshi qytetit, por edhe nga ai do të ketë edhe përfitime të mëdha materiale nga biznesit që gjithësesi se do të lulëzojnë aty.
Duke parë këtë, shtrohet pyetja logjike se a duhet të veprohet njëjtë edhe në Gjilan, tashti kur mund të bëhen ndryshimet, apo ato duhet lënë më vonë?!
Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të bëhet, për këtë nuk ka dyshime, por ai duhet bërë i tillë që i qëndron kohës, që është vepër arkitekonike, modern, i tillë që sjell edhe përfitime materiale e më së tepërmi një stadium që i sjell komoditet e rehati shikuesve. /kryelajmi.com/.
