Futboll

Largimi i parë te SC Gjilani

Pas një viti e gjysmë në radhët e SC Gjilanit, futbollisti malazez Marko Roganović është përshëndetur publikisht me klubin dhe tifozët përmes një mesazhi emocional në rrjete sociale.

Ai e përshkroi periudhën e kaluar në Gjilan si një udhëtim të mbushur me gëzim, përvojë, punë të palodhur dhe sakrifica.

Roganović falënderoi presidentin Fatlum Pireva, stafin profesional dhe tifozët e zjarrtë “red-white army” për mbështetjen e vazhdueshme. Ai vlerësoi edhe bashkëlojtarët e tij dhe u uroi suksese në të ardhmen.

Me fjalët: “Nuk është lamtumirë, por deri herën tjetër,” ai e mbylli mesazhin me urime për klubin në sezonin e ardhshëm, duke theksuar besimin se SC Gjilani do të ketë një sezon të suksesshëm./radiostargjilan/

You Might Also Like