Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan me qëllim të edukimit të brezave të rinj, zyrtarë policorë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Gjilan kanë mbajtur një ligjëratë interaktive me nxënësit e klasës së katërt të shkollës së mesme të ulët ‘’Abaz Ajeti’’ në qytetin e Gjilanit.
Ligjërata u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku nxënësit, në bashkëpunim me mësimdhënësen e tyre, kishin përgatitur pyetje të ndryshme që lidhen me punën policore, sfidat dhe misionin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Pyetjet e nxënësve pasqyruan një interesim të veçantë dhe kureshtje për rolin e Policisë në shoqëri.
Në panel, përveç zyrtarëve policorë, morën pjesë edhe prindër të nxënësve, të cilët e përkrahën këtë iniciativë edukative, duke e vlerësuar si një mënyrë të mirë për të ofruar fëmijët me institucionet e sigurisë dhe për të ndërtuar besim të ndërsjellë.
Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të qenë afër komunitetit në çdo aspekt, me theks të veçantë në edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve dhe të rinjve.