Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor

                                                  

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.06.2025 – 12.06.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë (1570) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
<img “=”” id=”pi1_0″ width=”531.9928943951072″ src=”blob:https://word-view.officeapps.live.com/8cf70f76-4ed0-4a36-a7fb-8beca08c140e”>
<img “=”” id=”pi1_1″ width=”576.2827190978944″ src=”blob:https://word-view.officeapps.live.com/f020f7ca-2b20-41b7-8722-0027f5f742ba”>
        • · Hetim i njëzet e dy (22)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
        • · Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
        • · Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e nëntë (29) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

You Might Also Like