FC Drita ka mësuar kundërshtarët e ardhëm potencialë në UEFA Europa League, por edhe në Conference League.
Para këtyre ndeshjeve të ardhme, FC Drita do të përballet me skuadrën rumune FCSB, apo e mirënjohura Steau e Bukureshtit dhe rrugëtimi i saj do të vendoset varësisht nga përballja me rumunët.
Shorti i hedhur sot ka përcaktuar rrugëtimin në garat evropiane. Kështu, nëse FC Drita kalon fazën e tretë të Europa League, do të përballet me skuadrën skoceze Aberdeen FC. Mirëpo, në rast eliminimi nga FCSB, kundërshtari i tyre në Play-offin e Conference League do të jetë fituesi i përballjes mes FC Differdange dhe FCI Levadia. Të rikujtojmë se FC Drita kishte eliminuar ekipin luksemburgas Differdange, duke e mundur në dy ndeshje, derisa Levadia e Talinit gjithashtu është ekip që mund të kalohet. Mirëpo Drita ka synime më të mëdha, që së pari të kalojë FCSB-në e më pas pse të most ë përballet me ekipin e madh skocez, FC Aberdden. /kryelajmi.com/.