Edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar bë Prishtinë në Stadiumin „Fadil Vokrri“, Drita është mposhtur nga ekipi rumun FCSB dhe është eliminuar nga UEFA League dhe edhe më tej mbetet në një ligë evropiane, tashti në UEFA Conference League.
Drita shumë keq e ka nisur ndeshjen, ngase praktikisht kanë pësuar që në minutën e parë, kur ka shënuar Cisotti.
Ndëshkimi tjetër erdhi në minutën 18, kur ka shënuar Miciulescu i FCSB.
Pjesëloja e dytë nisi me më shumë shpresa për Dritën, ngase në minutën 52 ishte Veton Tusha që ngushtoi rezultatin në 1:2, por si rëndom, në momentet kyçe del dikush e ndëshkohet me të kuq, kësaj radhe Rron Broja edhe atë në mes të fushës, për të prishur balancin dhe për t’i krijuar vështirësi ekipit. Mbase ky ishte momenti kryesor i ndeshjes, ngase më ekipi bardh e kaltër nuk kishte forcë, për të qenë edhe më keq mysafirët shënuan edhe një herë nëpërmjet Politic
Por, kartoni direkt i kuq i kapitenit Rron Broja mbylli çdo derë për Dritën.
Deri në fund, FCSB shënoi edhe njëherë nëpërmjet Politic për rezultatin përfundimtar 1:3. /kryelajmi.com/.