Gjilan

Remzije Zeka Sherifi, e njohur për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit priti në takim bashkëvendasen tonë, znj. Remzije Zeka Sherifi — aktiviste dhe humaniste e shquar në Skoci.
E njohur për kontributin e saj në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, znj. Sherifi është nderuar nga Mbreti Charles me titullin OBE – Officer of the Most Excellent Order of the British Empire, duke u bërë e para shqiptare që merr këtë dekoratë të lartë.
Ajo është shpallur edhe Gruaja Emigrante e Vitit në Britani (2013) dhe një nga 10 Gratë e Shquara të Skocisë (2017).
“Gjatë këtij takimi, i ndamë znj. Sherifi një mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë ndaj komunitetit shqiptar në Britani të Madhe, si dhe për arritjet e shquara të saj.📃
Faleminderit znj. Remzije për shembullin dhe përkushtimin tuaj!”, tha Hyseni.

You Might Also Like