Gjilani dhe Ballkani janë përballur në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të këtij kampionati, në Stadiumin me bari sintetik. Ndeshja nisi nëpër një shi të rrufeshëm, që përcillej me një erë të furishme.
Rastin e parë të rrezikshëm e patën mysafirët nëpërmjet Almir Kryeziut, I cili në mënyrë dinake në minutën 11nga gjuajtja e lirë tentoi të befasojë portierin Vokli Laroshi, por gardiani gjilanas e kuptoi gjuajtjen e tij dhe e ndali topin.
Pas një skeme të stërvitur të Gjilanit nga gjuajtja e lirë, Serbe në brendi rrëzoi qendërsulmuesin Aganspahiq, I cili mori përgjegjësinë që të gjuajë nga pika e bardhë dhe që nga minuta 29 Gjilani erdhi në epërsi, ngase Iliazi u hodh në anën majtë e Aganspahiq e dërgoi topin në të djathtën.
Ballkani tentoi të barazojë në minutën 32 nëpërmjet Almir Kryeziut, por Laroshi e dërgoi topin jashtë fundores. Në minutën 34, Lorik Boshnjaku tentoi nga largësia, por Iliazi priti gjuajtjen e tij. Në minutën Tolaj nga e djathta gjuajti mbi portë. Gjilani mundi të dyfishoj në fund të pjesës së parë, por gjuajtja me trup e Bashës përfundoi në gishtrinjtë e Iliazit dhe tërthorëses.
/kryelajmi.com/.